Me një trup që do e admironte çdo vajzë 20- vjeçare, supermodelja Naomi Campbell rrëmbeu gjithë vëmendjen mbi vete gjatë prezantimi të Vogue Arabia, në Katar këtë të martë.
47- vjeçarja parakaloi si një divë e vërtetë në muzeun e artit islamik në Doha, ku e veshur me një fustan transparent, rrëmbeu vëmendjen e fotografëve mbi vete.
Naomi ishte zgjedhur si imazh i revistës dhe padiskutim që nuk zhgënjeu. Që të gjithë mbanin radhë për t’u fotografuar me të, përfshirë dhe princeshën Deena Aljuhani Abdulaziz.



Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli