Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në tryezën e Europës

14:45 | 25 Prill 2026
Q L

Ai vlerësoi rezultatet në Dibër, duke nënvizuar se tre mandatet e fituara në këtë qark “shkëlqejnë jo thjesht si numër, por për rezultatin spektakolar që përfaqësojnë”.

Rama u ndal veçanërisht te projekti i Rruga e Arbrit, për të cilin tha se tashmë nuk është më premtim, por një vepër e realizuar.

“Sot janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka dhe kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi janë shtuar”, deklaroi ai.

Sipas tij, vitet në vijim do të sjellin një “rilindje tjetër” për zonën e Dibrës, duke përfituar edhe nga afërsia me kryeqytetin.

“Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i tij. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim”, tha Rama.

Në fund, ai theksoi se misioni kryesor i socialistëve mbetet integrimi europian.

“Misioni ynë kombëtar si socialistë, për ta çuar Shqipërinë në tryezën e përbashkët të Europës, është në fazën finale”, u shpreh kryeministri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale