S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë Shtetërore

14:20 | 25 Prill 2026
E.K

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme, duke mos miratuar shmangien e afateve e procedurale për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

62 vota ishin pro, 48 kundër dhe asnjë abstenim për mocionin e paraqitur nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, që njëherësh ishte edhe pika e fundit të rendit të ditës për seancën e jashtëzakonshme të së shtunës.

Deputetët vendosën për mos shmangie nga procedurat edhe për projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026; projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe projektligjin për Energjinë Elektrike.

Ndërkaq ata nuk përkrahën as mocionin për shmangie të afateve procedurale për lexim të dytë të projektligjit për Energji, i cili në parim u miratua në lexim të parë.