Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga dita e djeshme, në ditëlindjen e 58-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka prekur shumë qytetarët.
Në këtë fotografi shihet nëna e ish-presidentit Thaçi, e ulur në një ambient shtëpie, deri sa përmes një videolidhjeje flet me të birin e saj, i cili ndodhet që afër 6 vjet në paraburgim në Hagë.
Kjo skenë ka prekur shumë qytetarët, duke rikujtuar se përtej politikës, proceseve gjyqësore dhe roleve publike, mbeten lidhjet njerëzore, ato mes nënës dhe fëmijës, të cilat nuk zbehen as nga distanca, as nga koha dhe as nga rrethanat.
Fotografia është duke u shpërndarë nga mbështetësit e Thaçit dhe ajo nuk dihet saktësisht se kur është bërë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...