Mozzik është një reper mjaft i dashur për publikun dhe gjithmonë është treguar shumë i afërt me ta.
Mbrëmjen e djeshme, reperi ka vendosur të tregojë një pjesë të historisë së jetës të tij, nëpërmjet postimeve në Insta Story.
Ai ka treguar se muzika ka qenë shumë e rëndësishme për të, aq sa ka lënë edhe shkollën.
Ndonse Mozzik tregon se ka bërë vetëm 8 klasë shkollë, çdo gjë tjetër e lidh me përvojën.
“Bëj muzikë se jetoj…Nga fillimi im e kupton që vij nga lagjet e errta por të sinqerta. Unë kam ik nga shkolla për me shku në studio. Kam fjetur në studio, shumë sakrifica për muzikë që nëse filloj s’di kur ndalem… Zoti bekoftë të vërtetit, të drejtit dhe mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira e ëndrra sepse duhet.
Nuk jam najfar arsmitari a profesori… 8 vjet shkollë i kam, por po ju flas nga përvoja”.- ka shkruajtur ai.
Pra duket se veç rrëfimit për fillimin e karrierës së tij, Mozzik ka dashur tu japë edhe një mesazh ndjekësve.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...