Këngëtarja shumë e dashur për publikun Miriam Cani, ishte e ftuara e radhës në programin e fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi.
Teksa e gjithë biseda ishte e mbushur më rrëfime ekskluzive nga eksperienca në ‘Voice’ apo edhe atë çfarë ndodh në familjen e bukur Skënderaj-Cani, moderator i tregon se rastësisht zbuloi nga vjen gjithë mirësia e saj, shkruan Intv.al
Moderatori tha në program se besonte se e kishte gjetur përgjigjen e pyetjes se pse ajo është gjithmonë aq e ëmbël, duke vendosur në ekran një foto të mamit të Miriam Canit, e cila nuk jeton. Zonja ishte e veshur e gjitha me një kostum popullor nga rinia e saj dhe kaq mjaftoi që Miriam të përlotej.
‘Po është mamaja ime, ka qenë 16 vjeçe, më kape papritur, nuk e prisja’ u shpreh Meriam
Moderator ndërhynë duke i thënë me shaka, për ta ç’dramatizuar situatën, se është shumë e mirë edhe kur qan, teksa ajo i thotë se as ‘Voice’ nuk ja kishte dalë ta emociononte.



MINTI publikon çmimet e derivateve
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...