MINTI publikon çmimet e derivateve

09:56 | 10 Qershor 2026
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 10 qershor 2026.

Në bazë të vendimit të MINTI-t, çmimi i naftës për sot është 1.54 euro për litër, njëjtë me të martën. Edhe çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime, është i njëjtë me të martën, 0.68 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i benzinës sot është 1.40 euro për litër, 1 cent më lirë.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale