Bukuroshja Almeda Abazi është rikthyer këto ditë në Shqipëri për programin “Dancing with the stars”, kjo pasi ajo është prezantuesja e edicionit të këtij viti.
Por, menjëherë pas natës së parë, modeles dhe aktores së njohur i është dashur që menjëherë të niset për në Turqi.
Kjo pasi bashkëshorti i saj, aktori i njohur Tolgahan Sayisman, ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik pak para nisjes të udhëtimit në Afrikë.

Shkak për fillimin e këtij reaksioni është bërë vaksina e cila është e detyrueshme të bëhet para nisjes.
Sipas mediave ture, pas marrjes së vaksinës, Tolgahan i njohur për publikun shqiptar si “Çënari” është dërguar menjëherë për shkak të etheve dhe temperaturës së lartë.
Ai ka qëndruar gjatë gjithë natës nën vëzhgimin e mjekëve, dhe për fat të mirë i ka shpëtuar këtij reaksioni të rëndë alergjik, i cili mund të ishte edhe fatal.
Si rrjedhojë, doktorët e kanë urdhëruar aktorin që të mos bëjë asnjë udhëtim.
Pranë tij gjendet bashkëshortja, Almeda Abazi, e cila përmes një fotografia të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se ka mbërritur shëndosh e mirë në Stamboll.

Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...