Menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka reaguar pas vrasjes së mikut të tij Albert Krasniqit.
Fetahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar për viktimën që dyshohet se u vra nga babi i tij, Skender Krasniqi.
Fetahu ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në facebook derisa ka postuar edhe një fotografi me viktimën.
Për vdekjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur Skivi në instagram.
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...