Në Sevnica, vendlindja e zonjës së parë të SHBA-ve, është gdhendur një pemë dhe në të u bë shtatorja e Melania Trump, shkruan The Guardian.
Kjo statujë u zbulua në periferi të Sevnicës, të premtën, e punuar nga një artist amerikan 39 vjeçar, Barad Downey, i cili thotë se është monumenti i parë që i është kushtuar gruas së Donald Trump.

Për këtë skulpturë është gdhendur me sharrë një pemë dhe u bë imazhi i Melanias kur ishte veshur me një fustan blu.

“Unë mund ta kuptoj pse njerëzit mund ta mendojnë se kjo i bie si një përshkrim i pamjes së saj fizike”, tha autori i saj, duke këmbëngulur se rezultati përfundimtar është “absolutisht i bukur”.
Një banore e këtij vendi e quajti Melanian heroinë të Sllovenisë.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind