Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

19:37 | 7 Qershor 2026
H.E

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në dispozicion platformën elektronike ku qytetarët mund të ndjekin në kohë reale rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes këtij sistemi, mund të shihen të dhënat e përditësuara mbi rezultatet e votimit, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe statistikat sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve në të gjithë vendin.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet do të përditësohen vazhdimisht gjatë procesit të numërimit, duke ofruar transparencë të plotë për qytetarët dhe subjektet politike.

Platforma mbetet e hapur për publikun, ndërsa procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në të gjitha komunat e Kosovës.

https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/results

Shpërndaje në rrjete sociale