Rep-artisti më i pëlqyer shqiptar, Lumi B ka lansuar këngën e tij më të re.
Kënga mban titullin “Cili je ti” të cilën Lumi e ka kompletuar edhe me videoklip.
Producent i këngës është vetë reperi, klipi me regji të Valon Aziri ndërsa është prodhimi kompanisë muzikore RedBox.

E veçanta e kësaj kënge është se në klip dhe në tekst janë përfshirë artistë të njohur shqiptar siç janë, Leci, Cima dhe Qumili duke i kujtuar skeçet e tyre humoristike.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as miqtë e reperit, artistët e njohur, MC Kresha, Lyrical Son, Getoar Selimi dhe Ledri Vula.
Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe mbetet të shihet si do të pritet nga fansat e tij.
Theksojmë që ky projekt solo I Lumit vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm që solli me MC Kreshën dhe Lyrical Son “Hustle për burek”./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen