Këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli në angazhimet e shumta që kishte gjatë ditës së djeshme, ai ka gjetur kohë që ta ngushëllojë familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, në veri nga bandat kriminale serbe.
Me anë të një Instastory ai ka shkruar se edhe pse kishte një ditë plot ngjarje të këndshme, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova për sulmin tragjik që ndodhi dje.
“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë
Sot u vra një polic baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova a nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik