Këngëtari kontrovers Gjon Karrica, tanimë më tepër i njohur si Lugati ka paralajmëruar video projektin e tij më të ri muzikor.
I titulluar “Wow”, kënga më e re e Lugatit do të lancohet këtë të premte, ndërsa paraqitja e artistit siç vihet re edhe në fotografinë paralajmëruese duket të jetë si përherë unike.
“Projekti për të cilin kam punuar më shumë se një vit, që falë jush është bërë viral në gjithë rrjetet sociale, më në fund vjen të premten në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar Lugati në një postim në Instagram.
Kjo do të jetë kënga e parë e Lugatit që pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova, nga ku u largua për shkak të problemeve shëndetësore./arbresh.info
View this post on Instagram
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun