Rep-artistët Loredana Zefi dhe Zuna duket se po kalojnë kohë të bukura të bashku.
Kështu të paktën kuptohet nga publikimi i imazheve, në të cilat shumicën e kohës shihen pranë njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar spekulime se dyshja kanë filluar lidhje dashurie, shkruan portali arbresh.info
Mbrëmë Zuna ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, për të cilin ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga Loredana.
Kënga ‘Benzema’ u shoqërua edhe me një videoklip tejet interesant, pjesë e të cilës është edhe Lori ku po duket tejet e bukur.
Zuna është pjesë e label-it të njohur gjerman KMN, pjesë e së cilit është edhe reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet.
Loredana ndërkohë viteve të fundit është shndërruar në një nga senzacionet e muzikës hip-hop në Zvicër. Ajo i ka dhënë fund lidhjes me reperin shqiptar Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana. /arbresh.info/
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...