Lindsay Lohan kishte shumë frikë të kthehej në New York pasi studioi për një kohë islamin.
Në një intervistë për “Daily Mail”, ajo ka treguar se i pëlqen shumë të studiojë Kuranin dhe të gjitha praktikat islamike sepse i duket një fe shumë shpirtërore. Lohan ka thënë se studimi i fesë islame e ka bërë të ndihet më në paqe dhe admiron faktin se sa shumë njerëz mblidhen në të njëjtën kohë për t’u lutur dhe e respektojnë këtë praktikë për sa kohë ata jetojnë.
“Trump duhet të mësojë prej presidentit Erdogan se si të sillet me refugjatët. Erdogan ka një zemër të madhe dhe i gjithë populli e do për këtë. Unë mendoj se SHBA-të duhet të ndjekë të njëjtin shembull”, – ka thënë ajo gjatë intervistës.
Ndërkohë aktorja ka thënë se do të donte të ishte në një film që flet pikërisht për këtë situatën alarmante me refugjatët sirianë. Në fund, ajo e ka përfunduar bisedën duke thënë se është beqare dhe nuk ka ndërmend që të lidhet për një kohë të gjatë.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar