Ylli 30-vjeçar me prejardhje nga Kosova dhe aktori 36-vjeçar kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të mbajtur të dielën (31 maj) në Londër, Angli.
Çifti u martua në Old Marylebone Town Hall, vend që raportohet të ketë qenë ndalesa e parë e festimeve luksoze të dasmës së tyre.
The Sun ka publikuar fotografitë e para nga ceremonia, ku Dua shfaqet e veshur me një krijim të personalizuar “haute couture” nga Schiaparelli, ndërsa Callum me një kostum ngjyrë blu të errët. Miqtë dhe familjarët e afërm ishin të pranishëm në ceremoni.
Megjithatë, festimet nuk përfundojnë këtu.
Sipas raportimeve, çifti pritet të organizojë një ceremoni të dytë martese më vonë gjatë kësaj jave në Sicili të Italisë, e cila thuhet se do të zgjasë tri ditë dhe do të mbledhë shumë emra të njohur.
Foto: Roland Hoksins
Foto: Roland Hoskins
Foto: Roland Hoskins
Foto: Roland Hoskins
Foto: Roland Hoskins
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...