Miljarderja, Kylie Jenner dhe vajza e saj, Stormi, janë yjet e kopertinës së edicionit të 24-të të revistës ‘Vogue’ të Çekosllovakisë këtë muaj.
Për Storimin si dy vjeçare, është një arritje e madhe të shfaqet në një revistë të tillë, teksa imazhet e tyre u realizuan në shtëpinë e Kylie në Holmby Hills, Los Angeles, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Kylie, 22-vjeçare, ka rrëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen e saj të thjeshtë, ndërsa ka zgjedhur një buzëkuq rozë dhe flokë të lëshuara për këtë kopertinë të revistës prestigjioze.
Ajo shfaqet tejet e lumtur pranë Stormit duke ia mbajtur flokët me njërën dorë të saj.

Kylie zbuloi përmes një postimi në Instagram se imazhi ishte realizuar me telefonin e saj duke shkruar, “kopertinë e re me zemrën time, e realizuar në shtëpi me telefonin tim”.
Jenner kohëve të fundit ka qenë tejet e komentuar në faqet rozë, megjithëse sipas revistës ‘Forbes’ ajo gëzon ende vendin e parë në listën e tyre për “100 të famshmit më të paguar për vitin 2020”. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...