
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10010981k) Dua Lipa Variety Hitmakers Brunch, Portraits, Los Angeles, USA - 01 Dec 2018
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka filluar një lidhje të re vetëm pas tri javë ndarjeje nga i dashuri i saj Isac Carew, shkruan ‘The Sun‘.
Sipas ‘The Sun‘, Dua është në lidhje me vëllaun e vogël të motrave Gigi dhe Bella Hadid. Dua po qëndron në Los Anxhelos dy javët e fundit, ata dëshironin të qëndronin më afër njeri-tjetrit dhe kështu kaluan momente së bashkë në Malibu.
Dhe ditën që Isac fluturoi në Los Anxhelos, Dua u kap në një storie të ‘Instagram-it‘ të një shoku pranë Anwar vëllaut të motrave Hadid.
Dua dhe Isac, kishin tre vjet e gjysmë së bashku para se të ndaheshin në vitin 2017-të, dhe pastaj u kthyen përsëri së bashku dhe u ndan para dy javëve.
Një burim i afërt me këngëtaren tha: ‘Dua dhe Isac kanë shumë histori së bashku dhe ai mban një vend të veçantë në zemrën e saj. Por Dua ka qenë në Los Anxhelos pothuajse që kur ata u ndanë përsëri dhe ajo ka qenë në gjendje të kalojë kohë me Anvar. Ata janë bashkëmoshatar dhe po kalojnë kohë për t’u argëtuar së bashku’.
Romanca e fundit e Anvar ishte me Kendall Jenner, ai u pa duke u puthur me të në qershorin e kaluar.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...