Ndonëse nuk është më aq aktiv në muzikë, këngëtari Ismet Bexheti, nuk qendron keq me pasurinë.
Bexheti i cili është Kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka deklaruar goxha pasuri në Agjencinë Antikorrupsion.
Sipas deklarimit, ai ka një shtëpi në vlerë prej 250 mijë euro dhe një banesë me vlerë rreth 40 mijë euro, raporton Magazina.al
Por këngëtari i hitit të dikurshëm “Mirë se vjen o vëlla”, ka deklaruar edhe Truall, Mal e një Shtëpi tjetër, por të cilat janë në pronësi të prindit të tij.
Familja Bexheti, kanë gjithësej tri vetura në perdorim, veturë të tipit Pasat në vlerë prej 15 mijë euro, Golf 4,500 euro dhe veturë Mercedes me vlerë 5,500 euro, raporton Magazina.al
Ai ka deklaruar jo më shumë se 2,100 euro si kursime në dy institucione bankare, ndërsa paga që merr në RTK arrin shumën 12,672 euro në vit.
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...