Të martën në Festivalin e Kanës në Francë u dha premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” të regjisorit Quentin Tarantino.
Para shfaqjes së filmit, mysafirët e ftuar parakaluan në tapetin e kuq bashkë me kastën e aktorëve.

Por, në tapetin e kuq ka parakaluar edhe modelja kosovare, Heidi Lushtaku.
Në një fustan ngjyrë rozë të hapur, bashkëshortja e boksierit Robin Krasniqi reflektoi ëmbëlsi dhe elegancë.

Kujtojmë që filmi i ri i Tarantinos u prit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit, të cilët pas përfundimit i dhuruan duartrokitje të gjata aktorëve dhe krijuesit të filmave më në zë në botë.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...