Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Kiara Tito është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të reality show-t shumë të ndjekur, Big Brother VIP Albania. Së fundmi, në një bisedë me disa nga banorët e tjerë në shtëpi, ajo ka dhënë detaje nga lidhja e saj e mëparshme.
Kiara ka qenë e lidhur më parë me këngëtarin e njohur shqiptar Butrint Imeri, teksa ka treguar se edhe pse nuk bashkëjetonte me të, ajo dhe ish-partneri i saj qëndronin dhe kalonin shumë kohë te shtëpitë e njëri-tjetrit. Historia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili duket se ka interes kundrejt saj.
‘Nuk kemi bashkëjetuar, më shumë kemi jetuar te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë”- tha Kiara Tito, ndërsa pas deklaratës së saj ka ndërhyrë menjëherë edhe Luiz Ejlli: Kjo kur është shumë e afeksionuar, të mban afër!”- tha këngëtari.
E pas kësaj ndërhyrje të Luizit, Kiara i ka kthyer përgjigje, duke thënë se ajo bëhet tjetër njeri kur afeksionohet. “Atë se di ti, se unë kur afeksionohem jam tjetër njeri”- tha Kiara Tito. Kujtojmë që mes dyshes ka pasur shumë ngacmime, teksa duket se nga ana e tij ka kundrejt moderatores.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...