Keisi është martuar zyrtarisht me Stresin dhe këtë e konfirmoi nëpërmjet një postimi të fundit.
Lidhja e reperit Stresi me Keisin fillimisht u mbajt e fshehtë nga çifti e më pas gjatë një interviste të dhënë për ‘Mirage’ atë kohë reperi nga Shqipëria ka treguar se është në lidhje serioze duke mos zbuluar emrin e vajzës, shkruan lajmi.net.
Më pas lidhja e tyre u bë publike e sot ata janë edhe të martuar. Kjo është diskutuar shpesh në media por e konfirmoi zyrtarisht Keisi para pak minutash nëpërmjet një postimi në Instastory.
Dikush prej ndjekëve e ka pyetur se përse mban aq shumë unaza duke shtuar se nuk po i shkojnë, e Keisi i tregoi hapur se secila unazë ka rëndësinë e vet dhe njëra prej tyre është e martesë.
Më parë nëna e Keisit nëpërmjet një komenti pranë fotografisë së Keisit ka lënë të kuptohet se ata do të bëjnë edhe dasmë, por deri më sot ende nuk ka diçka të re në atë drejtim.
Më poshtë ua sjellim pyetjen e ndjekëses dhe përgjigjen që i ka dhënë Keisi, me të cilën edhe e konfiroi zyrtarisht martesën. Ajo e ka ndërruar edhe mbiemrin.


Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...