Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Sipas Policisë, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore, por jo nga arma e zjarrit, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Tutje, ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja.
Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Një nga personat e përfshirë dyshohet të jetë reperi Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...