Është mbyllur edhe xhiro e 28 në Ligën e Parë të Kosovës ku tabela sërish ka pasur ndryshime dhe gara është ashpërsuar jashtë mase për dy vendet e para që të dërgojnë në Superligën e Kosovës.
Njëri nga derbit e javës i ka takuar Vëllaznimit, ku gjakovarët triumfuan 2-1 ndaj Dinamos së Ferizajt, shkruan Arbresh.info.
Kurse në duelin tjetër derbi mes Feornikelit ’74 dhe Vushtrrisë, sfida është mbyllur baras (1:1).
Liria e Prizrenit ka fituar 2-5 në Mitrovicë ndaj Trepçës, kurse Trepça ’89 ka arritur një fitore të vlefshme 1-0 ndaj Kikës së Hogoshtit.
Në duelet tjera 2 Korriku e ka mposhtur KEK-un (2:1), Istogu ka fituar (4:1) ndaj Vjosës së Shtimes, Rilindja 1974 triumfoi minimalisht (0:1) me Ramiz Sadikun. Ndërkohë rezultat pozitiv ka arritur edhe Besa Peja e cila fitoi 1-0 në përballje me Suharekën.
Ndeshja e fundit mes Prizrenit dhe Tefik Çangës u mbyll 2-2.

Pas kësaj xhiro tabela është më e zjarrtë se kurrë, ku Vushtria dhe Dinamo kanë nga 59 pikë në dy vendet e para.
Nikli i ndjek pas me 58 sosh në pozitën e tretë, kurse i katërti është Vëllaznimi me 57. Me një pikë më pak është Lira e pesta kurse skuadra e fundit që ka mbetur akoma në luftë për inkuadrim në Superligë është 89-shi me 54 pikë në pozitën e gjashtë.
Pozitën e fundit e zë Prizreni me 15 pikë, kurse KEK-u është i parafundit me 20 sosh. Këto skuadra rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë.

Xhiron e radhës takohen: Vushtrria – 2 Korriku, Dinamo – Besa Peja, Feronikeli ’74 – Trepça ’89, Rilindja 1974 – Vëllaznimi, Liria – Ramiz Sadiku, Suhareka – Kika, Vjosa – Prizreni, Tefik Çanga – Trepça dhe KEK-u – Istogu./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...