Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe u diskutua thellimi i mëtejmë i tij në fusha me interes të përbashkët. U mirëprit vazhdimi i mbështetjes financiare përmes kornizës së bashkëpunimit prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, e fokusuar në punësim, shëndetësi, rritje gjithëpërfshirëse dhe shoqëri civile.
Kryeministri Kurti theksoi rezultate konkrete që janë evidente nga ky bashkëpunim dhe vlerësoi shtetin e Luksemburgut si partner kyç në inovacion, transformim digjital, zhvillim të aftësive dhe tranzicion të gjelbër.
Po ashtu, u potencua rëndësia e avancimit të reformave në drejtësi dhe arsim, si dhe e bashkëpunimit në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.
“Ky bashkëpunim po sjell ndikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht për të rinjtë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke kontribuar në forcimin e arsimit profesional, mbështetjen e start-up-eve dhe avancimin drejt një ekonomie më të qëndrueshm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbrsh.info

Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...