Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas dështimit të fundit të negociatave në Islamabad.
Deklarata erdhi gjatë një bisede telefonike mes Vladimir Putin dhe presidentit iranian Masoud Pezeshkian, në një moment të tensionuar për rajonin.
Sipas mediave ndërkombëtare, Putin theksoi se Moska mbetet e përkushtuar për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindja e Mesme.
Kremlini bëri të ditur se presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e iniciativave diplomatike, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
“Putin theksoi se është i gatshëm të vazhdojë të lehtësojë kërkimin për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit dhe të veprojë si ndërmjetës në përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.
/abcnews.al/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...