Tirana do të mirëpresë nga nesër deri të mërkurën Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, një ngjarje që do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha anët e botës, me synim forcimin e lidhjeve me atdheun dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ndau në rrjetet sociale pamje nga sheshi “Times Square” ku është shfaqur në monitor videoja promovuese e Samitit të Diasporës që mban moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”.
“Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo në çdo cep të botës. Por mbase askund nuk ndriçojnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: Times Square”, shkruan Hoxha.
Kryediplomati Hoxha shprehet se “Samiti i IV-të i Diasporës shqiptare merr jetë edhe aty ku rrahin ritmet globale si një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet përherë i fortë”.
Në Samitin e IV të Diasporës diskutimet do të përqendrohen në çështje kyçe si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sistemin shëndetësor, arsim dhe kërkim shkencor.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.
Gjithashtu, në fokus do të jetë edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon për një qasje të koordinuar ndaj diasporës.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...