Gjatë një debati të ashpër në shtëpinë e banorëve, Xumi ka komentuar raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e cilësuar si një “lojë” të ndërtuar mbi interes.
Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar ndjenja e tij.
Duke iu drejtuar Eglit, Xumi ka thënë: “Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar”, ndërsa theksoi se ndjenja e tij ishte “hedhur poshtë dhe përbuzur” nga Egli dhe disa banorë të tjerë.
Sidoqoftë, ai ka bërë të qartë se ftohja e marrëdhënies me Gjestin nuk ka lidhje me Eglin.
Pjesë nga debati:
Xumi: Ndjenjën time e hodhën poshtë, e përbuzën. Egli, e ka akuzuar… edhe nga shumë banorë të tjerë. Unë kam pasur mikpritje për të gjithë. Raporti me Gjestin s’ka lidhje me Eglin. Më mirë më thuaj “je i shëmtuar” (i drejtohet Eglit). Po kaq i shëmtuar nuk e dija që isha. Nesër do të bëhem dhe unë biond.
Egli: A ka pasur një moment që unë të të kem dhënë një fije shpresë?
Ky debat ka ndezur sërish tensionet mes banorëve, duke i lënë vend interpretimeve dhe spekulimeve mbi marrëdhëniet dhe motivet e tyre. /Telegrafi/
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare