Justin Bieber, ka hapur arkiven ku në rrjete sociale ka publikuar foto nga fillimi i lidhjes me, Hailey Baldwin.
Pak para dasmës së tij të dytë me modelen, Bieber, 25 vjeç, dhe e dashura e tij Baldwin, 22 vjeç, ndau me fansat një foto kur ishin adoleshentë, shkruan “People” përcjell portali arbresh.info
Bieber në këtë imazh shfaqet me flokët e gjata dhe me një stil krejt ndryshe.

“Unë dhe gruaja ime – aty ku filluan të gjitha,”- shkruan Bieber në mbishkrimin e fotografisë.
Fotografia e adhurueshme tërhoqi vëmendjen e shumë prej miqve dhe familjarëve të çiftit.
Kylie Jenner komentoi në shkrimin e fotografisë, “Kjo është e mahnitshme”, ndërsa nëna e Bieber Pattie Mallette shtoi, “Oh zemra ime – Sa bukur!”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...