Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vet aktori Krapi, i cili ka shpërndarë lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram, shkruan portali arbresh.info
Ai po ashtu tregon se vajza dhe bashkëshortja e tij, Jonida janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”.
“Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e dua fort janë shëndoshë e mirë. Ju duam shumë të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin. Shoqes time të ngushtë, Zotia ia dhashtë shëndetin, lumturinë dhe durimin. Neve na bëftë prindër krenarë. Vendi i vet u krenoftë me të”, ka shkruar mes tjerash ai.
Kujtojmë se periudhën e karantinës, Jonida ka nisur një emision të ri me bashkëshortin e saj, aktorin Besnik Krapi, i cili titullohet “Gjith’ fiton Jonida”.
Ky emision sjell çiftin nga shtëpia e tyre ku së bashku realizojnë sfida të ndryshme javore, që i gjykon dhe i vendos publiku. /arbresh.info/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...