Reperi i njohur Mozzik është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, pasi ora luksoze që ai prezantoi si origjinale të markës prestigjioze Richard Mille është konfirmuar se është e falsifikuar.
Fillimisht, Dogana e Kosovës njoftoi se ora që Mozzik kishte deklaruar si origjinale rezulton të jetë kopje (false), duke hedhur dyshime mbi paraqitjen e tij publike.
Debati mori hov edhe më të madh pas një publikimi në faqen e njohur Replica Watch Busters në Instagram, e cila shpeshherë denoncon raste të orëve të rreme të paraqitura si origjinale nga personazhe publikë. Në këtë faqe u shpërnda një video ku dëgjohet një audio-incizim i një telefonate me përfaqësues të dyqanit zyrtar të Richard Mille në Gjenevë, të cilët deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion mbi “blerjen” e orës nga reperi kosovar.
Në përshkrimin e videos, ndër të tjera thuhej: “Sapo u ktheva nga një telefonatë me dyqanin e Richard Mille në Gjenevë — të njëjtin ku Mozzik pretendonte se ishte ulur. Ata konfirmuan se modeli RM 56-01, që ai shfaqi, është i limituar në vetëm 10 ekzemplarë në botë, me vlerë rreth 2 milionë euro, dhe nuk është kurrë i disponueshëm për t’u blerë rastësisht. Megjithatë, këtu jemi, me Mozzikun që poston një kopje 500-euroshe dhe e paraqet sikur sapo ka dalë nga Gjeneva me një Richard Mille sapphire në dorë. Kjo nuk është vetëm qesharake, por e turpshme në nivelin më të lartë”, shkruhet në postim.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan