Ramadan Krasniqi-Dani është njëri prej zërave të shquar të skenës muzikore shqiptare.
Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi, ku këngëtari u pa i shtrirë në spital, shkruan portali arbresh.info
Dani përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se i është nënshtruar një trajtimi mjekësor, ai thotë se ndjehet shumë mirë me shëndet dhe nesër pritet t’i kthehet ritmit normalitetit jetësor.
Postimi i plotë i këngëtarit:
“Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,
Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.
Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.
Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!
Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;
Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!
Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!
Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!
Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!
Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira”, ka shkruar këngëtari i njohur nga Peja. /i arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...