Ish-e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ka zbuluar disa të vërteta shokuese.
Tatum ka treguar se nuk është aspak e habitur që Michael akuzohet për abuzim seksual me fëmijët. Ajo shprehet se vetë nuk ka parë asgjë për të dokumentuar diçka reale, por shton se fjalët e fëmijëve në dokumentarin ‘Leaving Neverland” nuk mund të mos jenë të vërteta.
Tatum tregoi se kur u njoh me këngëtarin ishte vetëm 12 vjeç dhe ai i kishte kërkuar një marrëdhënie intime, por ajo e kishte refuzuar. Mosha e ish-të dashurës së tij tregon se që në atë periudhë Michael ka pasur prirje për të ngacmuar seksualisht fëmijët.
Nëse dëshironi të shihni të plota akuzat e ngritura ndaj yllit të muzikës pop, ato mund t’i dëgjoni në dokumentarin “Leaving Neverland”. Personat të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga ai kanë treguar në mënyrë të dhimbshme historitë e tyre.


Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00