Marrëdhënia mes Rogertit dhe Juelës duket se ka marrë fund, pasi të dy kanë bërë të qartë gjatë mbrëmjes se rrugët e tyre në lojë tashmë ndahen.
Gjatë diskutimit, Rogerti u shpreh se nuk e sheh më Juelën si pjesë të planeve të tij për finalen, duke theksuar se nëse në fund mbeten vetëm katër banorë, për të nuk ka vend për të.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, Miri është një nga konkurrentët që mund ta fitojë garën.
Nga ana tjetër, Juela reagoi duke thënë se është e gatshme ta vazhdojë rrugëtimin e saj e vetme, duke lënë pas çdo bashkëpunim të mëparshëm me Rogertin.
Kjo deklaratë shënon fundin e ortakërisë mes tyre dhe një kthesë të re në dinamikat e lojës. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK