Selektori i Turqisë, Vincenzo Montella ka dal në konferencë për media para ndeshjes finale me Kosovën.
Ai ka vlerësuar kombëtaren para ndeshjes finale.
“Kosova arriti finalen me meritë, ka luajur ndeshjen me nje kontuinitet të mirë dhe do të jetë një finale e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Tutje ai foli për presionin që ka kombëtarja turke.
“Ka presion pasi ka lojtarë të rinjë që shumica e tyre nuk ka qenë të lindur kur ka qenë hera e fundit kur Turqia ka marrë pjesë në Botëror, por neser do të jetë finale e madhe. Kush do të luaj më me zemër do ta fitojë takimin.”
Po ashtu ai theksoi se cilido të jetë rezultati ai do te jetë krenar për ekipin e tij.
“Cilido që të jetë rezultati jam krenar për këtë ekip që kemi”.
Ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë luhet nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...