Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të KGJK-së

18:26 | 30 Mars 2026
E.H

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Legjislacion.

Në njoftim thuhet se në këtë mbledhje u formua grupi punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e radhës, kryesuar nga Përparim Gruda, kryetar”.

Shpërndaje në rrjete sociale