Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO81/26, me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare.
Sipas PDK-së, ky vendim konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura.
Pas këtij aktvendimi, PDK i kërkon Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, emërimin e menjëhershëm të anëtarit të saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën e deritashme institucionale.
“Vonesat e mëtejshme në këtë proces janë të pajustifikueshme dhe cenojnë funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore. Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionimin efektiv të institucioneve të vendit”, thuhet në reagim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e konsideron të papranueshme
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë