Kombëtarja e Turqisë para disa minutave ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi nesër zhvillon finalen e madhe ndaj Kosovës për një vend në Botëror.
Stafi dhe lojtarët turq u pritën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan Arbresh.info.
Me të dal nga aeroporti ata hipën në autobusat e tyre të sjell posaqërisht për ta nga Turqia dhe ia mësyn Prishtinës.
Nga ora 18:00, ata do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për ecjen rutinë, pasi stërvitje nuk do të kenë.
Stërvitjet e tyre përfunduan në Turqi. Vlen të theksohet se nga ora 18:15, përzgjedhësi i kombëtares turke, Vincente Montella mban konferencë për media.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë luhet nesër nga ora 20:45./Arbresh.info
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...