Supermodelja Irina Shayk është akuzuar se po mbështet luftën e Putinit në Ukrainë pas një postimi që ka bërë në rrjete sociale. Ajo publikoi një foto të një sallatë me frazën “Russianzz të mërkurën”, duke provokuar zemërim nga ukrainasit dhe të tjerët që e interpretuan si një referencë për simbolin Z.
Zemërimi erdhi një ditë pasi forcat e Putinit hodhën një raketë në qendrën e populluar të qytetit të Vinnytsia, duke vrarë 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë. Gazetarja ukrainase Maria Romanenko u bëri thirrje sponsorëve që të rishqyrtojnë punën me modelen pas këtij postimi që bëri.
“Irina Shayk, modelja me famë botërore nga Rusia e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë, postoi një story të fshehtë në Instagram me fjalën “Russianzz”. Unë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë punën me të kur Rusia përdor Z për të vrarë ukrainasit.”, tha ajo./arbresh.info/

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat