Banori i ri i Big Brother Vip, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë ‘Prime” të natë së kaluar.
Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në ‘Akuarium’, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin.
Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur mos të pranonte të futej në Akuarium’, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.
“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”, tha banori.
Përpara se të futej në shtëpinë e Big Brother, Mateo u shpreh se kishte para më herët një lidhje me Brikenën, ndërsa kjo e fundit e mohoi deklaratën e banorit të ri duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur