Gwen Stefani ka mbushur 50 vjet e i dashuri i saj ishte njëri nga të parët që ia uruan ditëlindjen në rrjetet sociale.
Blake Shelton, i uroi ditëlindjen përmes Twitterit: “Urime ditëlindjen Gwen Stefani!! Të dua saqë është budallallëk. Edhe mund të jetë e jashtëligjshme në shtetin e Kalifornisë”, transmeton portali arbresh.info.

Këta të dy janë në lidhje qëkur ranë në dashuri në xhirimet e The Voice gati katër vite më parë.
Ata filluan të punojnë së bashku në 2014 në shfaqjen e konkursit dhe pritën shtatë muaj para se të dilnin në publik me romancën e tyre.

Në atë kohë, Blake ishte ndarë nga gruaja Miranda Lambert dhe Gwen ishte duka kaluar divorcin e saj me Gavin Rossdale./arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...