Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli dhe reperi Gold AG kanë realizuar disa duete së bashku.
Këngët e tyre janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, teksa dyshja duket se ruajnë një raport shumë miqësor mes vete.
Gold AG pak ditë më parë ishte për vizitë në vendin e shenjtë, në Medinë, teksa duket të jetë kujdesur që nga ky vend të sjellë edhe dhurata.
Një të tillë ia ka bërë edhe koleges së tij, këngëtares Shyhrete Behluli, e cila dhuratën në fjalë nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku ka treguar dhuratën e marrë nga Goldi, e cila mban edhe emrin e saj.
“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, ka shkruar Behluli në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, “Dashnia e nanës”, “Motër e vëlla”, “Gurbetqari” mbajnë emrat tri duetet që Gold AG dhe Shyhrete behluli kanë sjellë për publikun
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...