Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, këto ditë është duke qëndruar në Stamboll të Turqisë.
Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi atje, gjersa raportohet se ka punuar edhe rreth një projekti muzikor, shkruan portali arbresh.info
Ajo pak më parë ndau një imazh nga një studio muzikore dhe shkroi: “Diçka speciale po vjen së shpejti” dhe etiketoi artistin David Jay, me të cilin ka punuar projektin.

Janë bërë më shumë se gjysmë viti prej publikimit të këngës së fundit nga Genta Ismajli, ‘Zjarr’ titullohet projekti i saj i fundit.
Genta përndryshe ka një karrierë shumë të suksesshme në trevat shqiptare me një sërë projektesh muzikore të publikuara ndër vite, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku shqiptar./arbresh.info/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...