Genta Ismajli është njëra nga artistet më të pëlqyera të estradës, e cila vazhdon të jetë në top formë përkundër viteve të shumta që gëzon në estradë.
Këngëtarja nga Gjilani po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Ajo ka qëndruar për disa ditë në Turqi gjatë muajit tetor, dhe arsyeja e qëndrimit ishte një bashkëpunim me një artist turk.
E suksesi i bukuroshes shqiptare nuk i ka shpëtuar as mediave vendase të cilat së fundmi i kanë kushtuar edhe disa rreshta për të.
“Genta Ismajli kishte vizituar Turqinë për një bashkëpunim surpriz, dhe këngëtarja ka mbetur e mahnitur me bukuritë e shtetit turk, sidomos me Stambollin, ku një pjesë i takon Azis dhe një pjesë tjetër Evropës, është një qytet i pabesueshëm” kishte thënë Genta për Korkusuz.

“Zjarr” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Ismajli që u prit mjaft mirë nga publiku. /abresh.info/
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...