Tashmë është konfirmuar thashethemi që po qarkullon qe një kohë: Arbenita Ismajli është shtatzënë!
Lajmin e ka konfirmuar vet bukuroshja, e cila përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është pritjen e bukur, shkruan portali arbresh.info
Modelja që po ndërton karrierë ndërkombëtare është në lidhje me Feronit Shabanin, me të cilin ditë më parë njoftuan se janë martuar.
Arbenita së fundi ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, ashtu që bukuroshja dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë.

Reperi ka bërë një postim në stilin e tij në rrjetet sociale lidhur me lajmet “Fero do të bëhet baba”.
“Media më keni ofenduar. ‘Fero do të bëhet baba?’. Unë moti jam ‘Baba’”, është postimi i tij në InstaStory.
Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta. /arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur