Fejohet vajza e Trump, paraqitet me unazë 1.2 milion dollarëshe

10:33 | 20 Janar 2021

Miliarderi Michael Boulos i ka propozuar Tiffany Trump fejesë me një unazë diamanti 13-karatësh nga Dubai që besohet të kushtojë 1.2 milion dollarë.

Nga fotot e publikuara nga DailyMail, Tiffany shihet duke pozuar me unazën mahnitëse, që është dizajnuar në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info

Tiffany Trump me disenjatorin e xhevahirëve Samer Halimeh

Micheal, trashëgimtari 23-vjeçar i konglomeratit nigerian të Boulos Enterprises, udhëtoi në Dubai për të zgjedhur unazën të cilën edhe më pas e bleu.

Fotografitë që u morën pas fejesës tregojnë 27-vjeçaren Tiffany dhe Michael duke pozuar me Halimeh në Trump International Hotel Washington, D.C./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara