Menaxheri i disa prej emrave të njohur të estradës është sulmuar mbrëmë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa sipas policisë, Shoshi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, shkruan lajmi.net.
Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili më pas është dërguar për intervistim.
“K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, tha për lajmi.net, Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.
Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar me fazat tjera.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...