Nuk ka shumë që është ndarë nga Selena Gomez dhe kohët e fundit është parë në shoqërinë e ish-të dashurës Hailey Baldwin, por Justin Bieber bën sërish të flitet për të.
Këngëtari kanadez është parë të mbajë një unazë rreth në gishtin e parafundit të dorës së majtë dhe në media u përfol për një martesë të mundshme të tij.
Sipas “TMZ”, është një lojë që Bieber e bëri për paparacët, thjesht për të parë reagimin e tyre. Njerëz të afërt me të thanë se ende nuk e ka hedhur atë hap, vuri vetëm në lojë paparacët dhe pasi bëri një foto me një fans nxitoi për të parë reagimet në internet.

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...