Pop-rok bendi amerikan, “Maroon 5”, e ka publikuar videon muzikore të këngës “Memories”.
Në videoklip paraqitet vetëm frontmeni Adam Levine, ndërsa balada melankolike i është kushtuar menaxherit të ndjerë, Jordan Feldstein, i cili ka qenë vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein.
Ai ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, si pasojë e tromboze në enët e gjakut.
Videoklipi i këngës “Memories” fillon me fytyrën e Levine, i cili këndon vargjet e dhimbshme për Feldstein.
Në fund të klipit bëhet i qartë edhe dedikimi: “Për Jordanin”. /Telegrafi/
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%